Kjo e hënë nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore.

Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi.


Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë./Telegrsfi/