Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar do të startojë sot (e premte) me dy ndeshje.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në qytetin e Skenderajt.


Skuadra e udhëhequr nga Tahir Lushtaku, Drenica do të jetë nikoqir i Ballkanit të Suharekës.

Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë si të pa mposhtura në 270 minutat e fundit.

Si Kuqezinjtë ashtu edhe portokallinjtë kanë marrë nga pesë pikë në tri sfidat e fundit.

39468272 2159100144327692 2645884774152929280 o 1

Pritet një ndeshje tejet interesante nga ty dyja ekipet që kanë befasuar për të mirë në këtë fillim sezoni.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Ish-kampioni i Kosovës, Trepça '89 do të jetë mikpritës i Ferizajt.

Ekipi i udhëhequr nga Gugash Magani në tri ndeshjet e fundit ka marrë pesë pikë dhe kërkon të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve.

32768028 1031971123617277 5566324860256256 o

Ndërkohë Ferizaj i Afrim Tovërlanit nuk po kalon nëpër moment të mirë.

Klubi bardh e kaltër në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe synon t'i befasojë Minatorët.

Me orar të ri, të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app