Njohësi i proceseve politike, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë se mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka qenë zhgënjim i radhës për qytetarët e vendit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se shpresa e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave brenda këtij viti do të jetë java e ardhshme nëse do të mund të sigurohen 2/3 e votave për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të mërkurën mendoj se është përjetuar si një zhgënjim i radhës i qytetarëve nga politikëbërësit. Paralajmërimet se javën tjetër do të sigurohen 2/3 e votave të nevojshme është një shpresë e fundit për ta arritur liberalizimin e vizave për qytetarët tanë brenda këtij viti. Nëse ratifikimi nuk ndodh as në javën e ardhshme, ka rrezik të humbet çasti dhe pastaj të mos e kemi një afat të qartë se kur do të ndodhë liberalizimi”, ka deklaruar ai.
Gashi ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, me ç’rast ka thënë se veprimet e saj janë inertive dhe ad hoc. Sipas tij, nuk ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit në politikën e jashtme.
“Sipas mendimit tim, po bëjmë lëvizje të ngadalshme. Tashmë po hyjmë në gjysmën e dytë të vitit që kur qeveria Haradinaj ka filluar punën. Në agjendën evropiane gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Ende nuk e kemi ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit si parakusht për liberalizim. Edhe marrëveshja për asociacionin nuk është kryer. Nuk kemi shumë qartësi për perspektivën e dialogut në Bruksel të rifilluar nga kjo Qeveri. Disa raste të ndërhyrjeve politike në punët e institucioneve profesionale dhe të agjencive të pavarura janë̈ mesazhe jo të mira për shtetet demokratike të Evropës dhe më gjerë si dhe e ndikojnë agjendën tonë të integrimit evropian”, është shprehur Gashi.
Sipas tij, kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme.
“Sjellja e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar nuk lë përshtyp- jen se politika jonë e jashtme ka një̈ strategji afatmesme. Veprimet e politikës dhe të diplomacisë̈ sonë̈ janë̈ veprime inertive dhe ad hoc. Nuk e kemi, ose unë̈ nuk kam njohuri, se ka një plan veprimi me prioritete të qarta të shtetit tonë në politikën e jashtme. Kjo sjellje në politikën e jashtme e bën Kosovën aktore joserioze dhe të parespektueshme. Megjithatë, unë̈ jam optimist se shtetet e fuqishme mike të Kosovës edhe më tej po e mbajnë̈ Kosovën në fokus të politikës së tyre dhe po e mbështesin fort forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Sigurisht kjo nuk nënkupton se miqtë̈ tanë̈ mund t’i kryejnë̈ punët tona”, ka theksuar Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze