Java e ardhshme në Kosovë, me vranësira, shi dhe borë

Java e tretë e muajit prill mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira, shi dhe borë në viset malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijojë me vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore, përcjell Telegrafi.
Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































