LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme më e ngrohtë, me mundësi të paraqitjes së pluhurit Afrikan

Java e ardhshme më e ngrohtë, me mundësi të paraqitjes së pluhurit Afrikan

Vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe do të kemi mot të ngrohtë me mundësi të të reshjeve lokale të shiut, të cilat mund të jenë të shoqëruara nga pluhuri Afrikan.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve në vijim këto masa të ajrit me presion të lartë do të ulen duke lëvizur rreth vlerave të normales. Temperaturat do të jenë për 2-3 gradë mbi vlerat e mesatareve.

Si pasoj e temperaturave të larta dhe erërave që po fryjnë në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të kontinentit, kah mesi i javës ka mundësi të larta që në shumë pjesë të Kosovës të paraqitet pluhuri Afrikan, i cili me vete, përpos reshjeve të shiut dhe rrufeve lokale, do të bartë edhe grimca të pluhurit, fenomene  të zakonshme gjatë viteve të fundit, përcjell Telegrafi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lart kështu që nga ora 10-16 mundësisht të jemi më pak në kontakt me rrezet direkte të diellit (kuptohet ky regjim nuk vlen në ditët kur qielli është i mbuluar me re) Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por që dominues parashihet të jetë drejtimi i jugperëndimit dhe shpejtësia e saj do të arrij deri 9m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori