LAJMI I FUNDIT:

‘Jashtë burgut’ – mesazhi i Mourinhos pas përfundimit të suspendimit

‘Jashtë burgut’ – mesazhi i Mourinhos pas përfundimit të suspendimit
(Foto: Instagram/josemourinho)

Jose Mourinho do të kthehet në krye të skuadrës së Romës pas mungesës për dy ndeshje në Serie A, si pasojë e pezullimit.

Strategu portugez u suspendua me dy ndeshje pas kartonit të kuq në barazimin (2-2) ndaj Hellas Veronas në Stadio Olimpico në fund të muajit shkurt, kur citohet t’i ketë thënë gjyqtarit Luca Pairetto: “Të ka dërguar Juventusi”.

Përkundër mungesës së trajnerit, Giallorossët regjistruan dy fitore radhazi me rezultate 1-0 ndaj Spezias dhe Atalantas.


Mourinho do të kthehet nesër (e enjte) për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës që Roma e zhvillon në udhëtim te Vitesse.

“Nuk do të kthehem më në stol”, Mourinho bën shaka pas dy fitoreve radhazi të Romës
Lexo po ashtu “Nuk do të kthehem më në stol”, Mourinho bën shaka pas dy fitoreve radhazi të Romës

Ai e ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Instagram duke njoftuar për rikthimin me përshkrimin: “Jashtë burgut, i gatshëm të udhëtoj në Ligën e Konferencës”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori