LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk pranon paga më të ulëta se shoferët e ministrave

SBASHK-u nuk pranon paga më të ulëta se shoferët e ministrave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” me rastin e fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, ku tha se kanë marrë përkrahje edhe nga prindërit e kësaj shkolle.

“Jemi të mbështetur për muri, nga maji e këndej nuk kemi lënë derë pa hapur, kemi pasë takime të vazhdueshme me kryeministrin Haradinaj, ministrin Bytyqi e deputetë të Kosovës dhe i kemi lutur ta kryejnë detyrën e tyre. Kanë pasur kohë me muaj dhe unë kam pritur që greva një-orëshe e 28 dhjetorit të tingëllojë në veshët e tyre, por ata kanë thënë hajt se greva një-orëshe nuk është asgjë”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka përsëritur se nuk do të tërhiqen nga vendimi që koeficienti i mësimdhënësit të rritet së paku 30 përqind.


“Nuk mund të pranojnë që shoferët e tyre të kenë koeficient më të lartë se ne që jemi profesorë”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, grevën në këtë shkollë po e përkrahin edhe prindërit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori