Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka adresuar kritika për qeverinë në pushtet.
Sipas tij, përfundimi i gjysmëvjetorit të parë shkollor është në mjegull, derisa kërkon dialog nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në mënyrë që të qartësohet se kur do të mbyllet saktë gjysmëvjetori i parë.
Jasharaj për KosovaPress nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës, pasi sipas tij, ajo nuk është e mbyllur. Ai tha se nëse qeveria nuk i mban fjalët për ligjin e pagave do të bisedojnë me anëtarësinë se si duhet të veprojnë.
Më 22 dhjetor Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik. SBASHK-u ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.
“Kur pezullohet greva nuk është e mbyllur dhe si e tillë mbetet si mundësi të rikthehet. Ne edhe opinionit ja kemi bërë të ditur se janari është muaji i cili do të vendoset ku tutje. Lajmet që i marrim e që nuk janë zyrtare për ligjin e pagave, sepse ishte edhe ky ligj në të kaluarën, jo vetëm SBASHK-u, por veçmas SBASHK-u dhe sindikatat e tjera i dërgoi në grevë…
Me të zgjaturit greva, Nagavci dhe të tjerët nga qeveria, mbase për të ndikuar te grevistët nisën të flasin fjalë të mëdha për ligjin e pagave. Unë besoj se greva ka ndikuar që qeveria ta shpejtojë procesin, ngase fillimisht kishte premtuar në mars, pastaj qershor. Urojmë ky dhjetori të na sjell edhe një lajm të gëzuar, edhe leximin e dytë dhe votimin, dhe uroj që Nagavci dhe deputetët, sidomos të pozitës, ta mbajnë fjalën sepse ata publikisht kanë premtuar se do të hiqet afati tetë muaj pas votimit në gazetën zyrtare, gjitha këto janë nëse ndodhin e janari do të na tregojë…
Po u bë një ligj me këto paga që janë, nuk na duhet asgjë, pra çdo gjë varet nga qeveria dhe ne janarin do ta presim me entuziazëm, por edhe me atë sfidën që nëse nuk ndodhin gjërat si duhen”, theksoi Jasharaj.
Sa i përket përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor, kryetari i SBASHK-ut ka thënë se ende nuk dihet saktë.
“Ka mbetur në mjegull edhe çështja e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, ngase Nagavci nuk ka pasur takime, dhe në qoftë se Këshilli i Prindërve insiston për një pushim që atyre do t’ju konvenojë dhe mendojnë se është i drejtë, ne pavarësisht se me ligjet ekzistuese kolegët janë të obliguar të paraqitën në shkollë për t’u përgatitur për gjysmëvjetorin e dytë, por edhe nëse janë të gjithë në shkollë, pavarësisht kësaj nëse mungojnë nxënësit nuk mund të thuhet se është mbajtur procesi mësimor dhe pushimi e ditët që Nagavci po i konsideron të punës mund të dështojnë.
Pra, kisha këshilluar dhe lutur Nagavcin që të ulet edhe më Këshillin e Prindërve dhe SBASHK-un dhe e të tjerët në mënyrë që të saktësohet dhe të pajtohen të gjithë për arsyen e vetme që qytetarët e Kosovës ta dinë saktë kur mbyllet gjysmëvjetori i parë, cili është pushimi dhe a do të ketë pushim”, ka shtuar Jasharaj.
Sipas tij, shkas tjetër për kërkesat e SBASHK-ut është edhe mungesa e dialogut të mirëfilltë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Edhe këtyre muajve pas pezullimit të grevës qeveria ende heziton të bëjë dialog të mirëfilltë. Kam kritika të mëdha për Nagavcin, pasi që nga pezullimi i grevës por edhe gjatë grevës, ende nuk ka gjetur kohë të takohemi edhe pse i kemi bërë thirrje e shkresë zyrtare të bisedojmë për çështjet që lidhen me arsim dhe asnjëherë nuk e ka pa të udhës që të takohet dhe ky barrikadim nuk është i drejtë. Kurdo që mungon dialogu, shtohen tensionet dhe krijohen pastaj kërkesa në terren çka tutje dhe fatkeqësisht po vinë kërkesat edhe për grevë”, ka thënë Jasharaj.
Ministria e Arsimit insiston në respektimin e kalendarit të përditësuar pas rifillimit të mësimit në muajin tetor.
Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nga ministria kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura duhet të zëvendësohen.
Gjithashtu, është theksuar se pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më 30 janar 2023 dhe do të mbarojë më 3 shkurt 2023.
“Sa i përket kompensimit të orëve, ky proces është duke u realizuar ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar i vitit shkollor në datat që është paraparë të realizohet. Bazuar në të dhënat e Inspektoratit të arsimit, në javët e fundit pjesëmarrja e nxënësve në mësim ka qenë më e madhe së në fillim. Kalendari shkollor duhet të respektohet, kjo është në interesin e vet fëmijëve. Humbjet për shkak të grevës kanë qenë shumë të mëdha andaj duhet të kompensohen.
Është përgjegjësi e komunave që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të dërgojnë raporte të rregullta sa i përket mbajtjes ose mosmbajtjes së mësimit. Kalendari i rishikuar shkollor parasheh që pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar fillon më datë 30.01.2023 kurse mbaron me 03.02.2023. Po i njëjti kalendar, parasheh që gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar përfundon më datë 27.01.2022 ndërkaq, gjysmëvjetori i dytë fillon më datë 06.02.2023”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Ministria e Arsimit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime