LAJMI I FUNDIT:

Japonia shënon 78-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshima-s

Japonia shënon 78-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshima-s

Japonia sot shënon 78-vjetorin e bombardimit atomik të qytetit Hiroshima që ndodhi disa ditë përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 140 mijë njerëz vdiqën në Hiroshima më 6 gusht të vitit 1945 dhe 74 mijë në qytetin tjetër Nagasaki tre ditë më vonë, kur SHBA-ja hodhi bomba atomike në dy qytetet japoneze, transmeton Telegrafi.

SHBA kishte hedhur bombën atomike në Hiroshima me ekuivalentin e 13 mijë tonëve të TNT. Shpërthimi pati shkatërruar 70 për qind të qytetit.


Të dielën, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida në përvjetorin e Hiroshima-s ka kritikuar Rusinë për shkak të kërcënimeve që vendi ka bërë për përdorimin e armëve bërthamore.

“Japonia, si i vetmi komb që ka pësuar bombardime atomike në luftë, do të vazhdojë përpjekjet drejt një bote pa shpërthime bërthamore. Rruga drejt saj po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të thellimit të ndarjeve në komunitetin ndërkombëtar mbi çarmatimin bërthamor dhe kërcënimin bërthamor të Rusisë”, deklaroi Kishida.

“Duke pasur parasysh këtë situatë, është edhe më e rëndësishme të rikthehet momentumi ndërkombëtar drejt realizimit të një bote pa armë bërthamore. Shkatërrimi në Hiroshima dhe Nagasaki nga armët bërthamore nuk mund të përsëritet kurrë”, shtoi ai.

"E dinim se bota nuk do të ishte më e njëjtë", kush ishte J. Robert Oppenheimer i njohur edhe si 'babai i bombës atomike'
Lexo po ashtu "E dinim se bota nuk do të ishte më e njëjtë", kush ishte J. Robert Oppenheimer i njohur edhe si 'babai i bombës atomike'

Ndryshe, javë më parë doli në kinema filmi “Oppenheimer” që pasqyron zhvillimin dhe krijimin e bombës së parë atomike në botë në krye të J.Robert Oppenheimer gjatë Luftës së Dytë Botërore.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori