Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim delegacionin japonez nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), në krye me drejtorin e divizionit për financim të projekteve energjetike, Ryuta Suzuki, me të cilin bisedoi për sektorin e energjisë dhe projektin termocentralin Kosova e Re.
Lluka potencoi se Qeveria e Kosovës vazhdon të përballet me probleme energjetike për shkak të vjetërsisë së kapaciteteve aktuale energjetike siç janë Kosova A dhe Kosova B si dhe theksoi rëndësinë që projekti për ndërtimin e Kosovës së Re ka për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Contour Global planifikon të vendosë gurthemelin e termocentralit të ri gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe ta përfundojë deri në vitin 2023, ku me fillimin e operimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, njëkohësisht të mbyllet Termocentrali ‘Kosova A’ dhe të përmbyllet rehabilitimi i Termocentralit ‘Kosova B’”, tha Lluka në një komunikatë dërguar nga MZHE.
Ndërsa, Ryuta Suzuki, tha se Kosova ka rëndësi strategjike për vendin e tyre dhe se Japonia është e interesuar që të përkrahë financimin e projektit Kosova e Re, për shkak se ky projekt ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Suzuki theksoi se edhe pse prodhimi bazë i termocentralit Kosova e Re do të jetë me qymyr, ai do të ndihmojë në realizimin e projekteve të energjisë efiçiente siç është edhe zgjerimi i projektit të ko-gjenerimit dhe rritjes së kapacitetit me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore për banorët e Prishtinës dhe komunave përreth, por edhe mbrojtjes së ambientit.
Delegacioni japonez është informuar edhe rreth aktiviteteve dhe investimeve në energji të ripërtërirë, ku Kosova është zotuar të ketë 25% të energjisë nga energjia alternative si dhe rreth projektit të sistemit të ngrohjes me biomasë në komunën e Gjakovës, dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ngjashme në të gjitha komunat tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova