LAJMI I FUNDIT:

Japonia mban anën e SHBA-së karshi kompanive kineze

Japonia mban anën e SHBA-së karshi kompanive kineze

Kompania japoneze Tokyo Electron LTD, e cila merret me furnizimin e çipëve, nuk do të furnizojë më klientët kinezë që gjenden në listën e zezë të Uashingtonit, ku kështu ka bërë të ditur një prej ekzekutivëve të lartë të kompanisë.

Vendimi tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të penguar shitjet e teknologjisë për firmat kineze, duke përfshirë Huawei Technologies, po ndikojnë edhe tek firma jo-amerikane, të cilat nuk janë të detyruara të ndjekin ligjin amerikan, përcjell Telegrafi.

Kina është përfshirë tashmë në një luftë tregtare paralizuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është angazhuar të ndërtojë industrinë e saj të gjysmëpërçuesve për të zvogëluar vartësinë nga furnizuesit amerikanë, japonezë dhe evropianë për makineritë e prodhimit të çipëve.


Huawei pritet të jetë pjesë e bisedimeve tregtare SHBA-Kinë
Lexo po ashtu Huawei pritet të jetë pjesë e bisedimeve tregtare SHBA-Kinë

“Ne nuk do të bëjmë biznes me klientë kinezë me të cilët Applied Materials dhe Lam Research nuk janë të lejuar të punojnë. Është e rëndësishme për ne që qeveria dhe industria amerikane të na shohin si një kompani të ndershme”, tha një nga drejtuesit e Tokyo Electron LTD.

Përfaqësuesit e kompanive japoneze theksojnë se për këtë vendim nuk kanë marrë asnjë udhëzim nga Ministria japoneze e Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori