LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje katër bashkëpunëtorë të kryeministri britanik, Boris Johnson

Japin dorëheqje katër bashkëpunëtorë të kryeministri britanik, Boris Johnson

Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik, Boris Johnson, Dan Rosenfield, ka dhënë dorëheqje, ashtu sikurse edhe shefi personal, Martin Reynolds, njoftoi të enjten zyra e qeverisë së Britanisë së Madhe, disa orë pasi u njoftua largimi i dy ndihmësve të tjerë të tij.

“Dan Rosenfield i ofroi kryeministrit sot dorëheqjen, e cila u pranua. Edhe Martin Reynolds e informoi kryeministrin se po jep dorëheqje nga posti i Kryesekretarit Personal dhe kryeministri u pajtua me këtë”, tha zëdhënësi i Johnsonit.

Një zëdhënës tha më herët se këshilltari i kryeministrit për komunikim, Jack Doyle ishte larguar nga qeveria, raporton theguardian.


“Kryeministri i falënderoi ata për “kontributin e tyre të rëndësishëm për qeverinë, veçanërisht në lidhje me punën për pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike”, tha një zëdhënës e qeverisë.

Johnson humbi gjithsej katër bashkëpunëtorë të enjten, mes një skandali për festat në Downing Street gjatë karantinës, duke dobësuar më tej pozicionin e tij.

Gjatë ditës u njoftua gjithashtu se po largohej Munira Mirza, zyrtare politike në Downing Street.

Në Britaninë e Madhe po dalin në dritë raportet e festimeve të ndjekura nga Johnson dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë një “bllokimi” të rreptë që zbatohej për pjesën tjetër të popullsisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori