Reprezentuesi shqiptar i Belgjikës, ka thënë se nuk janë të vërteta ato që shkruhen kinse ai është i pakënaqur në “Old Trafford”.

“Unë pash disa media që thonin se unë jam i pakënaqur. Kjo nuk është vërtetë. Unë e dua këtë klub dhe unë jam i ngazëllyer me menaxherin që kemi. Tifozët kanë qenë aq të mirë me mua dhe unë dua tu shpaguaj këtë”, tha Januzaj.


Pavarësisht se United në katër ndeshjet e para nuk ka arritur asnjë fitore, megjithatë, Januzaj mendon se Louis Van Gaal ka nevojë për më shumë kohë.

“Çdo gjë ndryshon dhe mund të ndryshojë shumë shpejt. Ne kemi nevojë për më shumë kohë me menaxherin e ri. Është vështirë për menaxheret që vijnë në United, por duhet të jenë të durueshëm. Padyshim se Manchester United është një klub i madh dhe unë dua të bëjë më të mirë për të fituar sa në shumë përvojë dhe të fitojë trofe”, theksoi Januzaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app