Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk ka arritur të lë gjurmë në klubin e ri.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova iu bashkua Sevillës në afatin kalimtar veror si lojtar i lirë pasi ishte larguar nga Real Sociedad pas përfundimit të kontratës.
Megjithatë te Sevilla anësori kosovar nuk ka lënë fare gjurmë, ku ka zhviluar vetëm 46 minuta në kampionat pa pasur ndonjë lëndim.
Januzaj ka kontratë me Sevillën deri në verën e vitit 2026, por mediat belge kanë raportuar se ai po shqyrton opsionin për ta ndërprerë atë me marrëveshje me klubin.
Reprezentuesi belg nuk preferohet nga trajneri Jorge Sampaoli dhe ai nuk llogarit në shërbimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Duke parë se shumë skuadra që kanë shprehur interesim për afrimin e Januzajt po hezitojnë të paguajnë dëmshpërblim, gjasat janë të mëdha që klubi në marrëveshje të dyanshme me lojtarin të ndërpresin kontratën.
E ardhmja e Januzajt vazhdon të jetë e paqartë pasi West Ham United, Real Sociedad, Fenerbahce, Besiktas, Trabzonspor, Monaco e Napoli kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë