Site icon Telegrafi

Jannik Sinner pezullohet për tre muaj nga tenisi pasi rezultoi pozitiv në doping

Jannik Sinner ka pranuar një dënim prej tre muajsh për doping pasi ka arritur marrëveshje me Agjencinë Botërore Anti-Doping (Wada).  

Sinner, numri 1 i botës për meshkuj që fitoi Australian Open muajin e kaluar, u testua dy herë pozitiv për substancën e ndaluar clostebol marsin e kaluar. 

Ai fillimisht u pastrua nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) pasi dëshmoi se ishte kontaminuar nga fizioterapisti i tij dhe nuk u përball me asnjë pezullim nga tenisi. 

Por Wada apeloi kundër këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dhe ky organ tani ka arritur një marrëveshje me Sinner për këtë rast. 

“Z. Sinner do të shërbejë periudhën e tij të pezullimit nga data 9 shkurt 2025 deri në orën 23:59 më 4 maj 2025,” tha Wada në një deklaratë, e cila do ta lejojë atë të kthehet në kohë për French Open. 

Wada pranoi se Sinner “nuk kishte ndërmend të mashtronte” ose të merrte “ndonjë përfitim për rritjen e performancës” dhe se ai ishte kontaminuar pa dashje dhe “pa dijeninë e tij si rezultat i neglizhencës së stafit të tij. 

Pasi u bë i ditur ky vendim erdhi edhe reagimi i Sinner i cili tha se ky proces e kishte shqetësuar që gati një vit. 

“Gjithmonë kam pranuar që jam përgjegjës për ekipin tim dhe e kuptoj se rregullat strikte të Wada janë një mbrojtje e rëndësishme për sportin që dua”. 

“Mbi këtë bazë kam pranuar ofertën e Wadas për të zgjidhur këto procedura në bazë të një sanksioni prej tre muajsh”, ka thënë Sinner./Telegrafi/

Exit mobile version