LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska dëshmon për rastin “Monstra”: Ka pasur shumë spekulime për ngjarjen, kemi kontrolluar gjithçka

Jankulloska dëshmon për rastin “Monstra”: Ka pasur shumë spekulime për ngjarjen, kemi kontrolluar gjithçka

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”.

Ajo tha se pas vrasjes së pesëfishtë që ndodhi në Liqenin e Smillkovës, ka pasur shumë spekulime dhe në momentet e para nuk ka pasur asnjë të dyshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kishte informacione se bëhej fjalë për përleshje në mes strukturave kriminale, të cilat nuk ishin relevante për shkak të profilit të viktimave. Kishte informacione se bëhej fjalë për kontest pronësor, ose lloj hakmarrje. Çdo informacion ka arritur dhe kemi kontrolluar çdo gjë”, tha Jankulloska.


E pyetur nëse ka pasur informacione se ngjarja e tillë mund të ndodhte, ajo tha se nuk mund ta konfirmojë këtë, por tek ajo personalisht nuk ka pasur informacione të tillë.

Prokurorja Fatime Fetai në seancë citoi disa pjesë të bisedës në mes Jankulloskës dhe Sasho Mijallkovit.

“Nuk mund të them se në momentet e para dikush ishte i dyshuar. Por, kishte shumë teza, biseda, informacione, madje edhe zëra që vinin nga të punësuar dhe individ të ndryshëm”, tha Jankulloska.

Pyetjes së prokurores Fatime Fetai nëse është takuar me Sasho Mijallkov, siç dëgjohet në “bombat” e 29 janarit 2013 të cilat janë lëshuar në gjykatë, ai i ka thënë se ka analizë për rastin dhe se do t’ia prezentojë, Jankulloska tha se nuk i kujtohet se ka marrë pjesë në një prezantim të tillë.

Fetai e përkujtoi se edhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në atë prezantim. Jankulloska, sërish, tha se ajo ka mbajtur më shumë takime me bashkësinë ndërkombëtare rreth ngjarjes.

“Janë bërë analiza dhe janë thënë teori të mundshme, për atë se si mund të ketë ndodhur ngjarja. Por për një prezantim të tillë nuk më kujtohet se kam marrë pjesë. Nuk them se nuk ka pasur, por nuk më kujtohet, pasi thoni se ka qenë pas një viti”, tha Jankulloska.

Prokurorja Fetai e pyeti nëse i kujtohet se ka biseduar për konsultime politike rreth ekstradimit të të dyshuarve me ish-ministrin e Drejtësisë, Blerim Bexheti, ku bëjnë “pazar” nëse t’i sjellin të dyshuarit para ose pas zgjedhjeve, Jankullovska tha se ajo ka pasur më shumë biseda dhe është konsultuar për aktivitetet rreth rastit dhe jo politikisht.

Ndryshe, para gjykatës sot duhet të dëshmojnë edhe ish-drejtori i BSP-së Lupço Todorovski dhe Sinisha Aleksovski, këshilltar në kabinetin e ish-presidentit Gjorge Ivanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori