LAJMI I FUNDIT:

Janjeva në pulla postare të Kosovës

Janjeva në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes filatelisë së saj, sot ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare “Vendbanimet – Janjeva”, duke ndarë historinë dhe bukurinë e një prej vendbanimeve më të vjetra dhe më unike të Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se dy pulla postare unike vijnë si një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke e sjellë Janjevën në duart e çdo koleksionisti dhe dashamirësi të kulturës.

“Në to janë paraqitur detajet që e bëjnë Janjevën të veçantë rrugicat e saj të ngushta që flasin për një kohë të shkuar, monumentet shekullore që mbajnë brenda historinë e një komuniteti të gjallë dhe fryma e traditave që ende pulson në çdo cep të këtij vendi të lashtë.


Janjeva është një qytezë në rrafshnaltën e Kosovës, në territorin e komunës së Lipjanit. Ajo shtrihet në një luginë rrëzë maleve të Zhegocit, rreth 12 kilometra në juglindje të Prishtinës. Janjeva nuk është më thjesht një destinacion – ajo bëhet një përvojë. Tani, ajo mund të udhëtojë me ju, duke bartur kujtime, mesazhe dhe dashurinë për kulturën në çdo cep të botës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori