Janevska: Janë konstatuar parregullsi në universitetet në Tetovë, Ohër e Strugë

Në procesin për kontroll të punës së universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë janë konstatuar disa probleme dhe mangësi të caktuara. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se procesi akoma nuk është kompletuar por gradualisht po konstatojnë “parregullsi të njëpasnjëshme”.
Në Intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë, ajo theksoi se ka zgjedhje ilegale të dy mësimdhënësve në Universitetin e Tetovës dhe se atje mbikëqyrja inspektuese akoma po zgjatë.
“Kemi probleme në universitetin ‘Shën Pali” dhe atje janë konfirmuar parregullsi. Kemi problem serioz në Universitetin në Strugë, atje e mbyllëm drejtimin për shkenca mjekësore. Ato sërish janë procese të cialt zgjasin dhe të cilat ende janë në fazë të analizës sepse edhe Ligji për inspektim arsimor jep udhëzime të caktuara se si duhet punuar. Për disa lëshime thuhet se duhet të mënjaniohen në afat të caktuar, më pas Inspektorati shtetëror ia rsimit shkon të kontrollojë nëse janë mënjanuar apo jo. Sërish e bën kontrollin, nëse janë mënjanuar, pason raport i ri. Nëse nuk janë mënjanuar pasojnë penallti dhe për momentin për dy rastet kemi të ashtuquajturin barazim kur universiteti duhet të paguajë dënim. Barazimin e bën MASH-i që dënimi të jetë më i vogël. Do të thotë, për momentin ndoshin dy procese të tilla. Mbyllëm dy institucione shkencore dhe mendoj se në kohë të shpejtë, do të mbyllim edhe dy”, tha Janevska.
Në pyetjen nëse do të mbyllen universitetet, ministrja u përgjigj se kjo për momentin nuk mund të konfirmohet, por mbikëqyrja inspektuese, siç tha, “do të tregojë se çfarë duhet bërë atëherë kur të përfundojë”.
Lidhur me diskriminimin në arsim dhe atë që në ndryshimet e propozuara të Ligjit për arsim fillor theksohet se “në arsimin fillor ndalohet çdo lloj diskriminimi i drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë në bazë të gjinisë, racës, nasionalitetit…”, por fshihet “identiteti gjinor” dhe “orientimi seksual”, siç qëndron në ligjin aktual, Janevska u përjgigj se me theksimin e “të tjerave” në tekst janë prëfshirë të gjitha llojet e diskriminimit.
“Absolutisht jemi kundër çfarëdo lloj diskriminimi në arsim, tha ministrja Vesna Janevska në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me ndryshimin e dispozitës për antidiskriminim në ndryshimet dhe plotësimet е Ligjit për Arsimin Fillor. Nuk e di pse duhet të rëndojmë ligjin dhe të numërojmë të gjitha llojet e diskriminimit që ekzistojnë. Fjala “dhe të tjera” në fund të fjalisë përfshin të gjitha llojet e mundshme, ekzistuese të diskriminimit,” theksoi Janevska në intervistën për Radio Evropën e Lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës