LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Pas projektit “Shkupi 2014” nuk qëndron vetëm një person

Janeva: Pas projektit “Shkupi 2014” nuk qëndron vetëm një person

Prokurorja Speciale Katica Janeva mbrëmë në TV24 deklaroi se procedura parahetimore për projektin “Shkupi 2014” është në rjedhë dhe se po bëhen hetime financiare, të cilat duhet të tregojnë se ku kanë shkuar paratë të dedikuara për projektin.

Katica Janeva shtoi se deri në tre muaj është e mundur që PSP të dalë me detaje për opinionin në lidhje me hetimet për “Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se nëse pas “Shkupi 2014” qëndron një person ose më shumë, Janeva tha se bëhet fjalë për “kreatorë” të projektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ka procedurë parahetimore. Lënda e analizave janë shpalljet publike dhe se si janë bërë blerjet. Duam të shohim nëse ka larje parashë, ndërsa rrugën e parave e ndjekim përmesa asaj se si janë shpërndarë nëpër xhepa të ndryshëm”, tha Katica Janeva.

Përndryshe, PSP gjatë ditës së djeshme njoftoi opinionin se ka nisur hetime edhe për tre lëndë: “Regjistrimi”, “Të fortët” dhe “Aktor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori