LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Kërkova burg shtëpiak sepse jemi bindur se nuk do të arratisen (Video)

Janeva: Kërkova burg shtëpiak sepse jemi bindur se nuk do të arratisen (Video)

Jemi të bindur se Sasho Mijallkov, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski nuk do të arratisen dhe për këtë kemi kërkuar burg shtëpiak, tha prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, në intervistë për “Knala5”.

Për Janakiseskin dhe Boshkovskin thotë se ka dhënë informacione tjera lidhur me hetimet e prokurorisë.

Në lidhje me kritika e ministritë të Brendshëm, Oliver Spasovski, Janeva tha se ai nuk është kompetent për këtë dhe se ai duhet të shqetësohet për punën e tij sepse MPB është organ ndihmës i Prokurorisë.


“E rëndësishme është se këto persona kanë qenë nën hetimin financiar. Siç dihet edhe rasti “Pernadoria” është hetim financiar. Dhe në periudhën e ardhshme derisa vazhdon procedura do të bëhen vetëm analiza financiare të dokumenteve të mbledhura” tha Janeva./Telegrafi/