LAJMI I FUNDIT:

Janeva është kthyer sërish në burgun e Idrizovës pasi u gjetën parregullsi në lirimin e saj me kusht

Janeva është kthyer sërish në burgun e Idrizovës pasi u gjetën parregullsi në lirimin e saj me kusht

Ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva e humbi të drejtën që të punojë jashtë burgut “Idrizovë”, konfirmoi për AIM-n drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Duke vepruar sipas detyrës zyrtare Drejtoria ka bërë kontroll për respektimin e kushteve për shfrytëzimin e të drejtës së angazhimit në punë jashtë burgut, me çka është vërtetuar se Janeva nuk i ka respektuar.

Janeva, në shkurt të këtij viti mori leje që të punojë në zyrën e avokatisë së djalit të saj, avokatit Llazar Janev, kur tashmë kishte vuajtur pesë nga gjithsej shtatë vjet dënim me burg për rastin “Reket”. Sipas kushteve ajo në mëngjes del nga Idrizova, ndërsa pas përfundimit të ditës së punës duhej të kthehej në qelinë e burgut.


Janeva në qershor të vitit 2020 ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit me burg prej shtatë vjet në rastin “Reket”, bashkë me Bojan Jovanovski i cili u dënua me nëntë vite burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori