Janë shtyrë dy xhirot e radhës të Superligës në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vendosur që për shkak të dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në muajin nëntor në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, dy xhirot e radhës të Prince Caffe Superligës së Kosovës të shtyhen për më vonë.
Basketbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik në krye me përzgjedhësin Christos Marmarinos do të jenë së bashku në një hotel në Prishtinë, që nga dita e mërkurë dhe do të stërviten në Marigona Residencë.
Ata nuk do të kenë kontakte me familjet e tyre dhe bashkëlojtarët në klubet ku aktivizohen, pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës nuk dëshiron që të rrezikojë që ndonjëri prej anëtarëve të delegacionit të infektohet me COVID-19.
Pra, shtyrja e dy xhirove është bërë për shkak që basketbollistët, të cilët janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës të karantinohen së bashku në mënyrë që të jenë të gatshëm në të gjitha aspektet për sfidat ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.
Basketbollistët e Kosovës të hënën janë testuar (PCR) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, derisa rezultatet do të dalin të martën. Po ashtu anëtarët e delegacionit të Kosovës do të testohen edhe një herë (më datë 21 nëntor) para se të udhëtojnë për në Bratisllavë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa