Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori
![Janë bërë 15 vite prej se Lionel Messi e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, pjesa tjetër është histori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/02/Screenshot_8-780x439.jpg)
Lionel Messi aktualisht është kapiten i Barcelonës, klub me të cilën është rritur, nga kategoritë e reja , deri këtu ku është sot.
Magjiku në fëmijërinë e tij kishte udhëtuar nga Rosario e Argjentinës, për tu bërë pjesë e akademisë më të madhe në botë, La Masia.
Pretendimet ishin të pakta për të, pasi ai ishte i shkurtër me trup, por koha e dëshmoi të kundërtën.
Ai arriti në vitin 2001 në Barcelonë, ku luajti në kategoritë e reja deri në vitin 2004. Lionel Messi e nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale për Barcelonën më 4 shkurt 2004.
Ai që nga ajo kohë ka fituar 32 trofe dhe pesë ‘Topa të Artë’, ndërsa debutimin tek ekipi i parë e ka bërë në vitin 2004.
Kur ishte 16-vjeç e bëri debutimin në minutën e 75 gjatë një miqësoreje ndaj Porto së Jose Mourinho më 16 nëntor 2003. Që nga ajo kohë, kalon te Barcelona B, por edhe në disa stërvitje javore me ekipin e parë.
Ka qenë atë kohë, ish ylli i Barcelonës, Ronaldinho, u kishte thënë shokëve të tij se ai besonte se Lionel Messi do të bëhej një lojtar edhe më i mirë se sa vet ai.
Kur Messi nënshkroi kontratën e parë dhe klauzola?
Kontrata e parë profesionale e Lionel Messit për Barcelonën u nënshkrua më 4 shkurt 2004, e cila zgjaste deri në vitin 2012 dhe përmbante një klauzolë të blerjes fillestare prej 30 milionë eurosh.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/02/GettyImages-56017397.jpg)
Gjatë sezonit 2004/05, Messi u kthye si startues në ekipin e Barcelonës B duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar gjashtë gola.
Kur përfundoi më në fund në ekipin e parë?
Arritja për Messin në ekipin e parë të Barcelonës erdhi në fund të tetorit 2004 nën drejtimin e Frank Rijkaard.
Holandezi 56-vjeçar e solli Lionel Messin në krahun e djathtë, ndërsa Ronaldinhon e kaloi në të majtë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/02/GettyImages-56472557.jpg)
Dhe më 16 tetor 2004, Lionel Messi bëri debutimin e tij në La Liga kundër Espanyolit, duke u futur në lojë në minutë e 82-të.
Dhe çfarë ka arritur Messi që nga nënshkrimi i parë i kontratës profesionale 15 vite më parë?
Pasi Lionel Messi nënshkroi kontratën e tij profesionale me Barcelonën 15 vjet më parë, ai ka regjistruar 664 ndeshje, ka shënuar 646 gola, ka dhënë 275 asistime, dhe ka fituar 32 trofe me klubin.
Ai ka fituar pesë ‘Topa të Artë’ dhe ka zhvilluar 128 ndeshje për ekipin e tij kombëtar, Argjentinën.
Lionel Messi ka fituar nëntë tituj të La Ligas, katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Kupa të Mbretit.
Historia vazhdon… /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Jashari mposht Gjimshiti, Atalantas i duhet punë në ndeshjen kthyese që ta eliminojë Club Bruggen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-204158-380x233.png)
Jashari mposht Gjimshiti, Atalantas i duhet punë në ndeshjen kthyese që ta eliminojë Club Bruggen
![Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cebasllos-1-380x233.jpg)
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad
![Finalja e Kupës së Kosovës: Trepça e mbyll pjesën e parë në epërsi të ngushtë ndaj Bashkimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-190523-380x233.png)
Finalja e Kupës së Kosovës: Trepça e mbyll pjesën e parë në epërsi të ngushtë ndaj Bashkimit
![Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kounde-780x439.png)
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Screenshot-2024-03-25-210718-780x439.jpg)
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin
![Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.png)
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit
![Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhaka-12-780x439.jpg)
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re