LAJMI I FUNDIT:

James shkëlqen me 44 pikë në fitoren e Lakersave kundër Blazers

James shkëlqen me 44 pikë në fitoren e Lakersave kundër Blazers
LeBron James (Photo by Harry How/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Los Angeles Lakers ka nisur t’i rikthehet shkëlqimit të dikurshëm pas ardhjes në ekip të LeBron Jamesit.

“Engjëjt” kanë triumfuar në ndeshjen e fundit kundër Portland Trail Blazers me rezultat 126-117.


LeBron James (Photo by Harry How/Getty Images)

Vetëm çereku i parë i takoi mysafirëve gjersa në tre të tjerët triumfuan vendasit e Staples Center.

Basketbollisti më efikas te Lakers ishte James, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 44 pikëve dhe dhjetë kërcimeve. JaVale McGee dhe Brandon Ingram shtuan njëzet pikë, përkatësisht 17 sosh.

Te Blazers më i miri në parket ishte Damian Lillard, i cili arriti të bënte ‘double-double’ në saje të 31 pikëve dhe 11 asistimeve gjersa C.J. McCollum shtoi 23 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

https://youtu.be/MMVqddND6TM

Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej tetë fitoreve dhe gjashtë humbjeve gjersa Portland ka dhjetë triumfe dhe katër pësime.

Në takimin e radhës Lakersat do të takohen me Orlando Magic ndërsa Blazersat do të luajnë kundër Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando 111-106 Philadelphia

Washington 119-95 Cleveland

Boston 111-82 Chicago Bulls

Brooklyn 107-120 Miami

Toronto 104-106 Detroit

Milwaukee 113-116 Memphis

Minnesota 107-100 New Orleans

Oklahoma 128-103 New York

Dallas 118-68 Utah

Phoenix 116-96 San Antonio

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori