LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez po rikthehet në La Liga pas katër viteve

James Rodriguez po rikthehet në La Liga pas katër viteve

Aventura braziliane te Sao Paulo nuk ka zgjatur më shumë se një vit për legjendën kolumbiane James Rodriguez.

Mesfushori ofensivë ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe ai sërish do të luaj në La Liga, kampionati ku shkëlqeu më së shumti për katër vite sa ishte pjesë e Real Madridit.

33-vjeçari shkëlqeu në Copa America një muaj më parë dhe klubet e ndryshme evropiane panë që ai është në top formë duke u futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.


James Rodriguez drejt rikthimit në Evropë, dy skuadra po duan transferimin e tij
Lexo po ashtu James Rodriguez drejt rikthimit në Evropë, dy skuadra po duan transferimin e tij

James Rodriguez do të rikthehet sërish në Madrid, por kësaj radhe pritet të nënshkruaj me Rayo Vallecanon.

Marca ka raportuar se Vallecano ka mposhtur konkurrencën e Portos për të nënshkruar me lojtarin dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet brenda kësaj jave.

James Rodriguez zgjedh fituesin e Topit të Artë – nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham
Lexo po ashtu James Rodriguez zgjedh fituesin e Topit të Artë – nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Rodriguez ka një karrierë të bujshme pasi ka luajtur për klube si Porto, Monaco, Real Madrid, Bayer Munich, Everton, Al-Rayyan dhe Olympiacos.

Veterani kolumbian dëshiron të lë sërish gjurmë në La Liga, derisa te Vallecano do ta ketë shok skuadre mbrojtësin shqiptar Ivan Balliun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori