Jakupi i MoneyGram: Edhe gjatë pandemisë kemi shërbyer klientët tonë

Zëri i biznesit është shumë i rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka vazhduar me biseda me përfaqësuesit e bizneseve për të dëgjuar ankesat por edhe me informacione që mund të ndikojnë në motivimin e shoqërisë me suksesin e kompanive në fjalë. Sot kemi biseduar me Bekim Jakupin nga Moneta, përfaqësues i MoneyGram në Maqedoni. Sa ka qenë e goditur MoneyGram nga pandemia globale COVID – 19? MoneyGram ka qenë e goditur nga pandemia globale COVID -19, anët negative kanë qenë limitet kohore të restriksioneve të orareve të punës (orët policore), limitet e qarkullimit të njerëzve, goditja ekonomike në gjithë botën ka ndikuar gjithashtu, ndërsa ana pozitive gjatë situatës së pandemise është që MoneyGram është munduar dhe ka qenë e përgaditur dhe në dispozicion që t'i shërbejë klientët e saj.
Si është interesimi i njerëzve për të dërguar para nga Maqedonia në ndonjë vend tjetër në rajon dhe në botë? Duke u bazuar në shërbimin transfer i shpejtë iI parave Maqedonia më shumë mund të shihet si Receive Country (shtet pranues i parave) prap se prap interesimi i njerëzve nuk është i vogël për të dërguar para nga Maqedonia në ndonjë vend tjetër në rajon dhe në botë, posaçërisht në vendet në rajon si Kosova, Shqipëria, Serbija dhe Mali i Zi. Ne si MONETA të cilët e ofrojmë shërbimin transfer i shpejtë i parave me MoneyGram jemi përfaqësues kryesor i MoneyGramit dhe në Kosovë, Sërbi dhe Mal të Zi dhe njerëzit e shfrytëzojnë rrjetin e MONETA-s për të dërguar të holla te të afërmit e tyre në vendet në rajon.
Cili është mesazhi yt për ndërmarrësit e rinjë? Të jenë të dedikuar ndaj punës, të jenë vigjilentë, të jenë inovativ duke përcjellë gjithmonë edhe trendet botërore dhe të mos dorëzohen përballë sfidave drejt suksesit profesional.























































