Pas publikimit të Exit Pollit dhe rezultateve të deritashme të zgjedhjeve, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka dalë me një propozim interesant për formimin e Qeverisë, që përfshinë PAN-in dhe VV-në.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se pas votës së popullit koalicioni mes PAN e VV krijon mundësi të shumta.


Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:"SOVRANI FOLI - POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i është dashur një koalicion i madh, ai duhet të jetë tani o kurrë! Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatë në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta! Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitoj urtija politike e njerëzve vendimmarres në politikë!", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/