LAJMI I FUNDIT:

Jahti më i madh në botë arrin në Sarandë – vlera e tij shkon rreth 400 milionë euro (Video)

Jahti më i madh në botë arrin në Sarandë – vlera e tij shkon rreth 400 milionë euro (Video)

Jahti me vela më i madh e më luksoz në botë qëndroi këtë të shtunë në brigjet e Sarandës.

Jahti 143 metra i gjatë dhe 91 metra  i lartë i njohur si “Selling yaht A”  vlen rreth 400 milionë euro është pronë e miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Pak ditë më parë ky jaht qëndroi në brigjet e Ostias në Italia, por nuk ka informacion nëse në bordin e tij qëndron edhe biznesmeni që renditet i 88 në listën e Forbes për burrat më të pasur në Botë!


Brenda jahteve luksoze që janë në pronësi të yjeve dhe presidentëve të klubeve në botën e futbollit
Lexo po ashtu Brenda jahteve luksoze që janë në pronësi të yjeve dhe presidentëve të klubeve në botën e futbollit

Jahti super-luksoz është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, peshon 12.600 ton, dhe brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël.

Por përtej kostos së jashtëzakonshme, luksit dhe teknologjisë që ka brenda, ky Jaht tërheq vëmendje të jashtëzakonshme për pamjen e tij të jashtme e ngjashme me një anije bunker apo lufte.

Por janë tre direkët ata që tregojnë se në fakt është një jaht dhe qëllimi i tij është turizmi.

Nuk dihet sa kohë do të qëndrojë ky super-jaht në brigjet e Sarandës, por e sigurt është se një prej arsyeve që ai u ankorua aty është furnizimi me karburant.

Siç tregojnë dhjetëra autobotë që kanë krijuar radhë nga disa kilometra mjeti do të marrë disa mijëra litra karburant para se të largohet nga Shqipëria.

Bregdeti i Sarandës, prej kohësh po tërheq interes të shtuar të turistëve të huaj që mbërrijnë në brigjet e Shqipërisë me anijet e tyre luksoze.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori