Presidentja në largimi e Kosovës Atifete jahajaga sot mori pjesë në konferencën “Gratë me ndikim”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.
Jahjaga me këtë rast tha se nëpërmes fuqizimit të grave – familjet dhe shoqëritë fuqizohen në tërësi, sepse një shans i ofruar gruas është një shans i ofruar mbarë shoqërisë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Fjala e plotë e Jahjagës:
“Është kënaqësi e posaçme t’ju drejtohem në evenimentin e sivjetmë Gratë me ndikim, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të riafirmuar fuqizimin ekonomik dhe politik të grave si çështje thelbësore e përparimit të një shoqërie.
Sigurimi i të drejtave të barabarta të grave dhe burrave më nuk është vetëm imperativ moral, për më shumë, është fakt i njohur i cili na mundëson zhvillim, por edhe një paqe të qëndrueshme.
Nëpërmes fuqizimit të grave – familjet dhe shoqëritë fuqizohen në tërësi, sepse një shans i ofruar gruas është një shans i ofruar mbarë shoqërisë. Duke e bërë këtë, ne njohim faktin se gratë ushtrojnë role të fuqishëm në shoqëri dhe roli i tyre është sikurse roli i agjentëve të ndryshimit. Kur përfshihen në frontet politike, ekonomike dhe sociale, ato shpalosin talentin dhe potencialin e tyre në drejtim të përparimit jo vetëm të familjes dhe shoqërisë, por edhe të shtetit në tërësi.
Në shoqërinë tonë gratë kanë pasur ndikim në shumë mënyra. Ato kishin fuqinë për ta mbrojtur strukturën e shoqërisë sonë në kohëra lufte si dhe në kohëra paqeje. Ato kanë udhëhequr angazhimet për liri, për arsimim dhe për qasje në shëndetësi, shpesh edhe duke u përballur me barriera dhe padrejtësi të shumta që janë prezantuar dhe ato janë ballafaquar.
Në të gjitha pozitat në të cilat unë kam shërbyer deri më tani, kam qenë dëshmitare e ndryshimeve të rëndësishme, të cilat i ka sjellë pjesëmarrja e grave, edhe në fushat të cilat tradicionalisht kanë qenë të rezervuara për meshkuj.
Kam parë progres kur gratë e suksesshme afariste – të pa lëkundura nga pengesat – kanë arritur që ta ndjekin pasionin e tyre ndërmarrës dhe shembulli më i mirë është që jeni disa prej jush prezent këtu. Kam parë gra në politikë, të cilat nuk u zmbrapsën, por janë bërë zëri i të gjithë qytetarëve. E kam parë këtë edhe tek gratë në sektorin e sigurisë, të cilat përkundër paragjykimeve të shumta në shoqëri, u kanë ofruar qytetarëve të tyre sigurinë e nevojshme.
Këto gra me ndikim në shoqërinë tonë, i qëndrojnë besnike faktit se mund të arrihet progres më i madh atëherë kur ka pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha fushat e jetës. Hapat e guximshëm të cilat këto gra i kanë ndërmarrë, kanë hapur kapituj të rinj të mënyrës se si ne e perceptojmë rolin e grave brenda familjes së tyre, komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Kemi bërë përparime të shumta, por ne kemi ende shumë punë për të bërë bashkërisht dhe këtë e dini gjithsecila prej jush, prej përvojave tuaja. Sot, vetëm një në gjashtë zyrtarë të lartë, menaxherë dhe legjislatorë, është grua, dhe nga 21 ministra, vetëm dy prej tyre janë gra. Gratë akoma paguhen më pak se burrat për punë të njëjtë të cilat ato i bëjnë. Ato kanë akoma qasje më të ulët në burime ekonomike dhe financiare, si dhe në të drejtën trashëgimore.
Ky përfaqësim dhe pjesëmarrje jo e barabartë nuk është unike vetëm në Kosovë, por është pjesë e një lufte në nivel global për barazi gjinore dhe përgjegjësi të barabartë për zhvillimin e të cilës kanë edhe burrat sikurse gratë.
Ne nuk mund ta lejojmë që t’ua mohojmë grave të drejtat e tyre, sepse e dimë fare mirë se gratë dhe shoqëria si tërësi do t’i bartë pasojat e këtij mohimi.
Për këtë arsye, përderisa barazia gjinore garantohet me ligj, implementimi i barazisë nuk duhet të jetë çështje opsionale, apo mënyrë se si ne e zgjidhim atë.
Iniciativat e fundit, si ai i buxhetimit të përgjithshëm gjinor, duhet të rrënjosen në të gjitha nivelet institucionale në mënyrë që të gjitha politikat zhvillimore të reflektojnë nevojat dhe kontributet e grave.
Dhe derisa reflektojmë se si t’i tejkalojmë këto sfidat, barazia duhet të vazhdojë të jetë principi ynë udhëheqës. Gratë duhet të jenë të pranishme në mënyrë të barabartë në tavolinat vendimmarrëse, si në procese politike po ashtu edhe në bordet e korporatave. Ne duhet që bashkërisht të rrisim edhe më tej zërin e grave për pjesëmarrje më të gjerë dhe rol më të madh në themelimin dhe kujdesin për bazamentin e një shoqërie të drejtë dhe me të drejta të barabarta.
Unë do të vazhdoj të mbetem e dedikuar për garantim të trajtimit të barabartë të burrave dhe grave, qasjes së tyre të barabartë në mundësitë jetësore si dhe njohjes së barabartë të potencialit dhe mundësive të tyre.
Gratë dhe burrat – me përvojat dhe rolet e tyre të ndryshme – duhet të mbesin unik dhe të vazhdojnë të angazhohen bazuar në progresin e arritur deri më tani dhe të punojnë drejtë përparimit të agjendës së barazisë gjinore dhe trasimit të rrugës për një botë më përfshirëse dhe me të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme.
Dhe këtë takim të sotëm me ju, dua ta përmbyll me një thënie të mikes sime të madhe, por edhe mikes së madhe të popullit të Kosovës, ish-sekretares së SHBA-ve, zonjës Hillary Clinton e cila thotë: “Bota po ndryshon nën këmbët tona dhe është koha e fundit që të përfaqësojmë qasjen e shekullit 21 për të avancuar të drejtat dhe mundësitë për gratë dhe vajzat në vend, por edhe në gjithë mbarë botën”.
Jo vetëm kjo thënie, por edhe shumë thënie të tjera jo vetëm të kësaj zonje, por edhe të shumë zonjave tuaja këtu që jeni, por edhe në rajon dhe më gjerë, kanë qenë një inspirim i madh për mua. Por, duhet të jenë edhe për ju, sepse po qe se nuk e përkrahni njëra-tjetrën, po qe se nuk e inkurajoni njëra-tjetrën, pa marrë parasysh se ku jeni, jeni në fushën e politikës, rendit, të sigurisë, të gjyqësorit apo të ndërmarrësisë, misioni ynë do të jetë i pakompletuar dhe në këtë ju them që juve duhet të loboni fuqishëm për të drejtat e gjithsecilës, sepse kudo që jeni të suksesshme, kjo do të garantojë një qëndrueshmëri më të madhe për shoqërinë tonë dhe për gjeneratat tona të ardhshme”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit – duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi