LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga dhe Buljevic bisedojnë për sigurinë

Jahjaga dhe Buljevic bisedojnë për sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic, ndërsa biseduan për bashkëpunimin midis institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtës të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, Jahjaga çmoi lart bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në këtë fushë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të tij në interes të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ministrin Buljevic për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Kroacisë u ka dhënë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, me theks në bashkëpunimin që ka pasur ministria që ai drejton me Ministrinë e Forcës së Sigurisë, si dhe bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për të vazhduar mbështetjen dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet mbrojtjes dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori