Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka marrë pjesë në seancën solemne të organizuar nga Kuvendi i Kosovës, me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas.
Në këtë ngjarje ishin të pranishme gratë deputete, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe të ftuar të tjerë.
Aty u shfaq edhe dokumentari për realizimin e instilacionit artistik “Mendoj për ty”, raporton lajmi.net.
Para të pranishmëve, presidentja Jahjaga tha se me instilacionin “Mendoj për ty”, bashkërisht u thye heshtja për të dhunuarat gjatë luftës.
Ajo tha se rrëfimi te ky dokumentar është rrëfim i guximit, kurajës, të mijëra grave dhe vajzave të Kosovës, të cilat gjetën kurajën për të mbijetuar kundrejt krimit mizor.
Ky është fjalimi i plotë i presidentes Jahjaga
Fillimisht ju dëshiroj urimet më të mira për këtë ditë, Ditën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtarë të Gruas. Gjatë ditë së sotme ne jemi tubuar për të parë dhe për të shfaqur edhe një dokumentar, i cili është realizuar me përkrahjen time dhe me idenë e dy artistëve të Kosovës për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Rrëfimi i sotëm është rrëfim i guximit, rrëfim i kurajës, rrëfim i mijëra grave dhe vajzave të Kosovës, të cilat, nën hijen e heshtjes dhe të fajësimit, nën hijen dhe në plagët e hapura të këtij krimi mizor, gjetën kurajën dhe gjetën forcën për të mbijetuar, gjetën kurajën dhe gjetën forcën për një të ardhme më të mirë, duke u kapur fort për të drejtën e tyre për një jetë në paqe dhe për një jetë me drejtësi në to.
Rrëfimi i sotëm është edhe një rrëfim i rëndë. Është një rrëfim që shpalos padrejtësinë e madhe që është bërë ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, një krim mizor të luftës, i cili kishte synimin kryesor për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, që ka pasur si synim të cenojë dinjitetin e mijëra grave dhe vajzave të Kosovës dhe ka pasur synimin që të nxisë shpërnguljen masive të qytetarëve dhe, mbi të gjitha, synim kryesor ka pasur që të zhveshë një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore.
Kujtimi i asaj dite, i 12 qershorit të vitit të kaluar, i ditës më të çmuar për Kosovën, për të gjithë qytetarët e Kosovës, që unë them se është dita më e shenjtë për neve, Dita e Çlirimit të Kosovës, kur fusha e blertë e stadiumit të Prishtinës u mbulua me 5000 fustane të dhuruara nga mijëra gra, vajza e burra nga e gjithë Kosova, me qëllim dhe në përkrahje të grave viktima të dhunës seksuale të luftës, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i freskët për mua.
Ajo ditë përcolli emocion të veçantë për mua, por ajo ditë përcolli edhe një shpresë të madhe jo vetëm për mua, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës, që pamë pas shumë vitesh një solidaritet të paparë deri më tani, një solidaritet të pashoq të mijëra e mijëra qytetarëve të Kosovës, por edhe përtej kufijve të Kosovës, të cilët iu përgjigjen thirrjes së artistes së Kosovës, Alketa Xhafa-Mripa, për të dhuruar një fustan në përkrahje dhe në mbështetje morale për të gjitha gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo u bë me qëllimin e vetëm për të thyer heshtjen, për të thyer stigmën, për t’u dhënë zë të gjitha këtyre grave që pas përfundimit të luftës ishin të pazëshme, ishin të stigmatizuara dhe ishin të heshtura. Atë ditë bashkërisht ne e thyem atë heshtje.
Këto gra nuk kërkojnë shumë, ato kërkojnë t’u njihet e drejta e tyre. Tani më e kemi ligjin të miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe këto gra kërkojnë drejtësi për brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës, sepse faji nuk është mbi to, por është mbi ata që e kanë kryer këtë krim mizor mbi trupin e tyre dhe jetën e tyre.
Neve duhet të bëjmë gjithçka çfarë është e mundur për t’u garantuar këtyre të mbijetuarave një të ardhme në paqe dhe një të ardhme me dinjitet për to, për fëmijët e tyre dhe për familjet e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi