Drejtuesit e kompanisë Jaguar vlerësuan se ishte koha për të rifreskuar modelin e tyre Jaguar XF.

Nuk është se dizenjimi ka ndryshuar në mënyrë drastike.


Është raportuar se parakolpi e ri tashmë janë vendosur në këtë makinë, ndërsa dritat e pasme janë gjithashtu pak të ndryshme, transmeton Telegrafi.

5d9afccf ce68 470a bbc2 5d29de6a0cbf

Për SHBA ofrohet një model me motor 2.0 V6 me 250 kuaj fuqi dhe 365 Nm çifte rrotulluese.

Të dyja përputhen me një automatik me tetë shpejtësi.

Ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për vetëm 6.9 sekonda dhe harxhon 8 l / 100 km.

f12b5c2f 9b55 48f9 9a6f 042fc43cd37c

Në Evropë ofrohet një model 2.0 naftë me një sistem hibrid 48 V, dhe ka një total prej 204 kuaj fuqi. Për sa i përket shpejtësisë, ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin në 7.6 sekonda dhe harxhon më pak se pesë litra.

Risi më e madhe në kabinën është ekrani 11.4 inç HD i lakuar, i rezervuar ekskluzivisht për XF, i cili është 48% më i madh dhe tre herë më i lexueshëm se ai i mëparshmi.

Çmimet do të njoftohen më vonë. /Telegrafi/

1b15116c a3f8 467a 85a2 98f37b674b64

0dccd288 ebcf 4b0f ba04 f8ca19bf69d9