LAJMI I FUNDIT:

Jaffa Plus në SIAL Paris: Vizitohet nga Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari

Jaffa Plus në SIAL Paris: Vizitohet nga Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari

Brendi i shijeve natyrale të frutave, Jaffa Plus, po përfaqëson Kosovën në një prej eventeve më prestigjioze të industrisë ushqimore dhe të pijeve, SIAL Paris, duke promovuar pijet e saj natyrale.

Kjo pjesëmarrje është mundësuar falë organizimit nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Kosovës (KIESA), e cila ka mbështetur financiarisht prezantimin e kompanive kosovare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja Rozeta Hajdari dhe ministri Faton Peci, pati nderin të hapë stendën e Jaffa Plus në këtë panair, duke theksuar rëndësinë e promovimit të produkteve kosovare në skenën ndërkombëtare.

Jaffa Plus prezantoi produktet e saj të lëngjeve të frutave, të cilat kanë një potencial të madh eksporti.

“Ky event është një mundësi e jashtëzakonshme për kompanitë kosovare për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare me aktorë të rëndësishëm të industrisë,” tha drejtori i kompanisë Jaffa Plus, Orhan Sulejmani.

Panairi SIAL Paris është një mundësi për të forcuar lidhjet tregtare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen e ekonomisë kosovare.

Panairi SIAL Paris, që këtë vit feston 60-vjetorin e tij, mbledh mbi 7,500 ekspozues nga 125 vende, duke përfshirë dhjetëra nën-sektorë të industrisë ushqimore.