LAJMI I FUNDIT:

BE-ja zbulon “planin për luftë kundër varianteve të COVID-19”

BE-ja zbulon “planin për luftë kundër varianteve të COVID-19”

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian ka zbuluar një plan të ri të BE-së për të luftuar mutacionet e COVID-19.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, presidentja njoftoi gjithashtu një kontratë të dytë me Moderna për blerjen e 300 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19.

Kontrata e parë, e nënshkruar vitin e kaluar, mbulonte 160 milion doza.


Por ajo nuk ka dhënë detaje rreth afatit kohor për dërgesat.

Dhe sipas Euronews, plani i BE për të luftuar variantet, i quajtur HERA Incubator, do të jetë një partneritet publik-privat, duke grumbulluar njohuri nga studiues, kompani bioteknike, prodhues, sektori shëndetësor dhe autoritetet dhe rregullatorët publik.

Në mënyrë që të zbulojë dhe analizojë variantet, si ato të pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut, Brukseli do të sigurojë të paktën 75 milionë euro në fondet e BE-së për zhvillimin e testeve të specializuara për variante të reja dhe për të mbështetur renditjen gjenomike në vendet anëtare, gjithashtu si 150 milionë euro për rritjen e kërkimit dhe shkëmbimit të të dhënave mbi mutacionet.

Komisioni Evropian gjithashtu dëshiron të shpejtojë procesin e miratimit për vaksinat e adaptuara në variante, në mënyrë që ato të mund të arrijnë tek qytetarët me një shpejtësi më të madhe.

Një veprim tjetër kryesor i planit do të përqëndrohet në rritjen e prodhimit industrial të vaksinave duke monitoruar zinxhirët e furnizimit dhe adresimin e “pengesave”.

Për më tepër, Brukseli synon të nisë një rrjet provash klinike me 16 shtete anëtare dhe pesë vende të shoqëruara, përfshirë Zvicrën dhe Izraelin, për të “shkëmbyer të dhëna dhe progresivisht gjithashtu të përfshijë fëmijë dhe të rritur të rinj si pjesëmarrës në provat klinike”.

Plani i ri duhet të miratohet nga liderët e BE-së, të cilët do të takohen javën e ardhshme për një video konferencë dy-ditore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori