Me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni, kryetari i RDK-së shtjellon ndodhitë e fundit në parti dhe i drejtohet opinionit të gjërë shqiptarë, anëtarësisë dhe simpatizantëve të RDK-së.
Në mes tjerash thuhet ”Jeni deshmitarë të gjallë që para disa ditëve një grup prej 4-5- personash të kryesisë qëndrore të RDK-se, lëshuan një lajm që e befasoi opinionin shqipëtar, sidomos anëtarësinë e rrespektuar të RDK-së dhe simpatizantët e saj, dhe gjithë Aleancën për shqiptarët. Lajmi ishte se të dielën me datë 12.03.2016, shkarkohet Vesel Memedi dhe ngarkohet Fadil Zendeli, ku vet lajmi ishte edhe qesharak por më tepër i ngjante një lojë fëmijësh.
Personalisht Unë si kryetar legal dhe legjitim i këtij subjekti i zgjedhur dhe i votuar në mënyrë demokratike në momentet më të vështira të këtij subjekti, duke marrë parasyshë pikë së pari përgjegjësinë dhe seriozitetin me të cilin kam pranuar që të udhëheq me këtë subjekt politik, me të njejtin përkushtim dhe sinqeritet dy herë u paraqita përpara opinionit për të qetësuar gjakrat dhe për të mos lejuar që situata të del nga kontrrolli dhe dikush të pësojë rëndë nga kjo mjegull e krijuar nga projektuesit dhe realizuesit puçist-komplotist brenda RDK-së, që morrën mbi vete të realizojnë agjendën e një subjekti tjetër politik brenda RDK-së.
Në paraqitjet e mia publike isha direkt dhe i paluhatshëm se kjo është një lojë e 4-5 personave, inicuar nga ish kryetari i RDK-së, dhe në fund tërhiqet nga kjo lojë kur kupton seriozitetin e Vesel Memedit që në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që dikushi të marr guxim të manipulojë në emër të RDK-së. Poashtu isha direkt kur ju thash se këta njerëz duan të realizojnë agjendën e një subjekti tjetër brenda RDK-së, por nuk u futa në detaje në akuza duke marrë parasyshë se personat e involvuar në këtë lojë të fëlliqur do të kuptojnë peshën, rëndësinë dhe rrezikun me lojën ndaj ndjenjave të anëtarësisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së. Kisha një bindje se këta persona do ta kuptojnë mesazhin, dhe në qetësi do të tërhiqen nga kurthi në të cilën kanë futur veten, dhe në të njëjtën kohë kërkova nga anëtarësia e gjërë dhe simpatizantët e RDK-së që të ruajnë qetësinë dhe të mos marrin asnjë hap të dhunshëm në emrin tim, me bindje të plotë se faktet, argumentet, dhe e vërteta do ta qetëson dhe do të kenaq gjithë partinë e RDK-së dhe simpatizantët e saj, dhe do të jetë një mësim për të gjithë se nuk guxon të luhet me besimin e njerëzve, sidomos të atyre qe janë të sinqertë dhe të devotshëm për të dhënë kontributin e tyre brenda një subjekti politik.
Sëpari, ky grup prej 4-5 vetave kanë manipuluar skajmërisht me grumbullimin e nënshkrimeve të Kuvendarëve për shkarkimin e Kryetarit të RDK-së, duke falsifikuar nënshkrime. Gjithashtu këta puçist-komplotist kanë manipuluar me Kuvendarët duke kërkuar që në këtë listë të nënshkruhen edhe Kuvendarë që nuk janë më Kuvendarë sepse të njëjtit janë zëvendësuar në mbledhje paraprake të Kuvendit Qëndrorë, ku edhe vetë këta puçist-komplotist kanë votuar. Dokumentet e këtyre zëvendësimeve janë të arkivuar nga zyrtarët e RDK-së, dhe këto zëvendësime të Kuvendarëve janë çështje të mbrendëshme, dhe fare nuk janë të rëndësishme për organet gjyqësore. Me këtë manipulim jo vetëm që keni manipuluar Kuvendarët, por keni future veten tuaj në kurth, dhe organet gjyqësore ku edhe keni marrë dokumentet zyrtare, me çka ju dhe organet gjyqësore do të mbani llogari. Në të njëjtën kohë, këta puçist-komplotist kanë patur plan që ditën e diel, 13.03.2016, para se të shkakrojnë kryetarin aktual legjitim, të bëjnë edhe zëvendësimin e disa anëtarëve të Kuvendit Qendror, me qëllim që të jenë të sigurtë për kuorumin për shkarkimin e kryetarit legjitim Vesel Memedi. Me një fjalë, këta puçist-komplotist kanë manipuluar tërrësisht me anëtarët e ndershëm dhe besnik të Kuvendit Qendror të RDK-së.
Së dyti, nga dashamirët e RDK-së dhe njerëzit besnik të cilët nuk pranojnë në asnjë mënyrë të tradhëtojnë besimin e askujt dje pas dite më ofruan informacione dhe materiale të beueshme që më bënë të njohur si dita me diell, të vërtetën e kësaj loje që ishte kurdisur për të luajtur mbi fytyrën, dinjitetin tim dhe mbi kurrizin e simpatizantëve të gjërë të RDK-së.
Deklarova publikisht se prapa këtij skenari të errët qëndron ish kryetari i RDK-së dhe ajo u vërtetua dhe këta fakte do i ndaj me ju, por përshëndes tërhekjen e ish kryetarit të RDK-së pasi pa seriozitetin e punës.
Së treti, në deklaratën time kisha përmendur se mua nuk më ka zgjedhur anëtarësia e BESËS prandaj edhe nuk përgjigjem përpara anëtarësisë së saj. Unë përfaqësoj subjektin politik të RDK-së anëtarësinë e gjërë të saj dhe simpatizantët e saj dhe me besnikëri i shërbej kësaj anëtarësie. Një gjë e tillë kërkohet nga gjithë anëtarët e kryesisë së RDK-së që këtij elektorati dhe kësaj anëtarësie të i shërbejnë me të njejtin sinqeritet dhe besnikëri, prandaj më duhet të veçoj sekretarin e RDK-së z. Zenun Ismaili, nga faktet që më janë ofruar, gjat tërë kohës i ka shërbyer me përkushtim Lëvizjes Besa, i cili për të gjitha rrjedhat brenda RDK-së ka pasur guximin të më dezinformon mua si kryetar i partisë, dhe të informon Lëvizjen Besa mbi të gjitha rrjedhat brenda RDK-së. Duke patur parasyshë deklarimet e mia publike se nuk jam i gatshëm që të bashkëpunojë me një Lëvizje e cila ka zgjedhur si platformë të pashkruar metodën e perçmimit, nënçmimit, dhe degradimit të personalitetit të atyre të cilët mendojnë ndryshe nga platforma e tyre.
E gjithë kjo lojë ishte e projektuar dhe e adresuar kundër personalitetit tim, por si ekzekutorë të kësaj loje u zgjodhen këta persona: Zenun Ismaili, Artan Dika, Binas Pajaziti, dhe i vet kandiduari për kryetarë Fadil Zendeli.
E respektuara anëtarësi e RDK-së, për projektimin, zhvillimin, dhe ekzekutimin e kësaj loje, nga materialet e ofruara nga njerëz besnik të partisë, do të ju ofroj vetëm disa fakte, që të çlirohet anëtarësia e gjërë nga ky akt i tentim-perçarjes dhe aktorët e kësaj loje të marrin mesazhin e duhur, dhe të kërkojnë zgjidhje për veten e tyre.
Në fund, Unë Vesel Memedi deklaroj publikisht se jam, dhe mbetem Kryetar i RDK-së deri në Kongresin e ardhëshëm, ku anëtarësia e gjërë do ta thotë fjalën e fundit.” përfundon komunikata e përgatitur nga kryetari aktual i RDK-së, Vesel Memedi./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Analistët: Çdo përçarje e opozitës e forcon BDI-në!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje