Fondacioni Humanitar "Golden Eagle" është organizate humanitare e cila u themelua në fillim të vitit 2015 nga kompania Frutex nga Suhareka, me iniciativën e Shaqir Palushit.

Qëllimi primar i kësaj organizate është përmirësimi i standardit të jetesës së personave në nevojë të kategorive të ndryshme siç janë: varfëria, kujdesi shëndetësor si dhe investimi në gjeneratat e reja.


Që në vitin e parë të themelimit, pra viti 2015 kjo organizatë ishte shumë aktive duke kontribuar në vlerën prej 102,301.00 eurove.

Për humanizmin e treguar kjo organizatë u shpërblye edhe me disa çmime.

Lista e donacioneve të dhëna nga Fondacioni "Golden Eagle" gjatë vitit 2015.

Klinika e Pediatrisë - pajisje,

Bursa studentore - periudha tetor - dhjetor,

KB Ylli - sponzorizim,

KB Bashkimi - sponzorizim,

Dokufest - sponzorizim,

Agim Agushi - sponzorizim,

Sh.K.A "Agimi" - donacion,

Shkolla Speciale "Lef Nosi' - donacion,

Shoqata e Autizmit - donacion,

Sh.F. "Destan Bajraktari" - donacion,

Rukie Llugaxhiu - donacion,

Albulena Berisha - donacion,

Sh.F. "Lidhja e Prizrenit" - 240 dhurata,

Sh.Speciale "Lef Nosi" - 96 dhurata,

Qendra për Punë Sociale - 130 dhurata.

Kurse nga 3 marsi i viti 2016 Fondacioni Humanitar Golden Eagle në bashkëpunim me kompaninë “Frutex” është duke vazhduar kampanjën për t’i ndihmuar repartet e pediatrisë në spitalet e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Për çdo produkt të shitur Relax ndan nga 5 cent për këto spitale.

Kjo është vetëm fillimi për vitin 2016 ku ky fondacion ka edhe shumë projektet për këtë vit. /Telegrafi/