Partitë shqiptare të cilat nuk janë pjesë e parlamentit nuk e kanë mirëpritur vendimin e BDI-së që ka të bëjë me dorëheqjen e parevokueshme të ministrave të kësaj partie nga qeveria. Këtë dorëheqje kolektive ata e konsiderojnë si paaftësi të grupit të ministrave të BDI-së për t’u përballuar me krizën politike. Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela këtë vendim e ka konsideruar si një mundësi që funksionarët e BDI-së vuajnë nga i ashtuquajturi, sindrom i Stokholmit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj që BDI është vet shantazhi dhe bashkautori i gjithë inskenimeve të cilat shqiptarëve u janë bërë në këtë 15 vjeçar. Në qoftë se është e vërteta te e dyta që ka tërheq ca ministra për t’i zëvendësuar me të tjerë që sipas informatave të mia është kjo e vërteta, atëherë BDI po bën shtirjen e radhës në vazhdën e shumë shtirjeve dhe mashtrimeve që ua ka servuar shqiptareve”, tha për Alsat-M, Ziadin Sela, LR-PDSH.
Edhe nga Lëvizja Besa thonë se ky vendim ka të bëjë me mospërballjen e BDI-së me nismën e agjendave për dekriminalizimin e qeverisë.
“BDI del në mbrojtje të politikave anti-amerikane. Akoma pa u pastruar lista zgjedhore, akoma pa u reformuar ligji shumë i rëndësishëm për media dhe në kohën kur Prokuroria speciale fillon me veprimtarinë e saj, BDI del në mbrojtje të VMRO-DMNE-së që t’ju kryej shërbim atyre, që sado pak të shpëtojnë dicka dhe strukturat e tij politikisht të vdekura, t’i shpëtojë”, Faton Fazliu, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Vendimmarrja e tillë, sipas RDK-së është paaftësi e ministrave për të udhëhequr me institucionet. Fajtori kryesor sipas kësaj partie, është vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Vendimi i mbrëmshëm i BDI-së shpreh situatën e vështirë të këtij subjekti të kapur nga partia e saj simotër VMRO dhe dëshirën e BDI-së për t’i hedhur hi syve popullit shqiptar me lojëra që tashmë janë bërë të zakonshme në situatat parazgjedhore. RDK është e bindur se nëse dikush duhet të mbajë llogari për mjerimin e shqiptarëve ai është Kryetari i BDI-së”, thanë nga RDK.
Ndërkohën lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka thënë se nuk dihen arsyet e vendimit për lëshimin e qeverisë nga BDI, por që mënyra më e mirë për t’u realizuar reforma reale dhe për të dalë nga kriza politike është formimi i një qeverie teknike e cila do të kujdesej për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve demokratike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova