Ja qeveria e re e Maqedonisë! (Lista)
Qeveria e Dimitrievit është në të njëjtën përbërje. Është i paqartë statusi i dy ministrave nga LSDM-ja, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski të cilët nuk ishin prezent në sallë, dhe nuk u betuan, njofton TetovaSot.
Këta janë ministrat:
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski,
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari,
Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski,
Ministri i Financave Zoran Stavreski,
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri,
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave Mihail Cvetkov,
Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov,
Ministri Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi,
Ministër i Pushtetit Lokal Lirim Shabani,
Ministri për Kulturë Elizabeta Kançevska Milevska,
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska,
Ministri për Transport dhe Komunikacion Vllado Misajlovski, dhe Ministri i Mjedisit Nurhan Izairi.
Ministrat pa portofol janë propozuar Vlladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bil Pavleski, Xheri Naumov dhe Goran Mickovski.
Të gjithë ministrat së bashku me kryeministrin e ri e dhanë betimin e tyre. /Telegrafi/





















































