LAJMI I FUNDIT:

Ja kuqezinjtë e thirrur nga De Biasi për dy miqësoret e marsit

Ja kuqezinjtë e thirrur nga De Biasi për dy miqësoret e marsit

Gianni De Biasi do të dalë nesër para mesditës në një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, për të shpalosur strategjinë dhe pritshmëritë e tij nga dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, më 26 mars në Vjenë, ndaj Austrisë, dhe më 29 mars në fushën e Luksemburgut.

Nisin, kësisoj, përgatitjet zyrtare për finalet e “Euro 2016”, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë, si një nga 24 skuadrat më të mira të kontinentit. Natyrisht, të gjithë janë në pritje të listës së lojtarëve, që trajneri kuqezi ka ftuar dhe nesër do t’i zyrtarizojë.

Telesport.al, në mënyrë ekskluzive, ka arritur të sigurojë emrat e lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e kombëtares për këto dy miqësore. De BIasi, trajneri i kombetares shqiptare Nuk ka shumë surpriza, sepse janë të njëjtët e fushatës kualifikuese. Shqetësim mund të përbëjë fakti se ndër ta ka edhe lojtarë pa minuta fare në këmbë, apo me aktivizim të paktë në klubet e tyre, ndërkohë që vijon të përbëjë habi të madhe, cka duhet sqaruar patjetër nesër nga De Biasi, lënia jashtë e Alban Mehës.


Kosova - Shqiperia - foto Ridvan Slivova (14)

“Snajperi” po zhvillon një sezon mbresëlënës në Turqi, me Konyasporin, ka shënuar eurogola dhe i ka prirë skuadrës së tij drejt zonës europiane, për të cilën po lufton për momentin. Njëri ndër “legjionarët” më produktivë, Meha mbetet sërish jashtë kombëtares. Ashtu si Hamdi Salihi, goleadori i spikatur i Skënderbeut kampion, si në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe në garat kombëtare në Shqipëri, kampionat dhe Kupa e Shqipërisë.

Alban Meha, “legjionari” me produktiv, vijon te injorohet pa shpjwegim nga trajneri De Biazi Vetëm dy emra janë nga Superliga, të dy portierë, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Askush tjetër. Në mbrojtje rikthehet Mërgim Mavraj, i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur të aktivizohet me Këlnin. De Biazi i beson ende Veselit, i cili debutoi me kuqezinjtë në miqësoret e nëntorit të vitit të shkuar, kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë. Ai nuk ka qenë pjesë e eliminatoreve në grup, ku Shqipëria zuri vendin e dytë, pas Portugalisë. Në mesfushë dhe sulm nuk ka të reja, me përjashtim të Milot Rashicës.

Shqiperia - foto ridvan slivova

Talenti i Vitesse në Holandë do të luajë dy eliminatoret e Kampionatit Europian në grup, ndaj Greqisë dhe Hungarisë, në “Elbasan Arena”, me kuqezinjtë e drejtuar nga Redi Jupi, pastaj do të vihet në dispozicion të De Biazit për miqësoren e 29 marsit, kundër Luksemburgut. Duke qenë i angazhuar me Shqipëria U-21, në listën e kombëtares së madhe mungon edhe Amir Rrahmani. Milot Rashica do ti bashkohet kombetares se madhe per miqesoren ndaj Luksmburgut.

Më poshtë, ja lista e plotë e lojtarëve, që De Biasi ka thirrur për dy miqësoret e muajit mars:

PORTIERËT: ETRIT BERISHA, ALBAN HOXHA, ORGES SHEHI.

MBROJTESIT: NASER ALIJI, ARLIND AJETI, BERAT DIJMSITI, MERGIM MAVRAJ, LORIK CANA, ELSEID HYSAJ, ANSI AGOLLI, FREDERIK VESELI.

MESFUSHORËT: MIGJEN BASHA, ERGYS KACE, LEDIAN MEMUSHAJ, ODISE ROSHI, HEROLIND SHALA, ERMIR LENJANI, TAULANT XHAKA, BURIM KUKELI, AMIR ABRASHI, ANDI LILA.

SULMUESIT: BEKIM BALAJ, SOKOL CIKALLESHI, ARMANDO SADIKU, SHKELZEN GASHI, MILOT RASHICA (vetëm për Luksemburgun).

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori