Ja firmat për të cilat PSP-ja ka kërkuar të dhëna nga Regjistri Qendror (Dokument)

Redaksia e ''Libertas'' ka arritur të sigurojë një letër nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dërguar Regjistrit Qendror të Maqedonisë (RQM), e dërguar para 15 ditësh, me të cilën RQM-së i kërkohet verifikimi i firmave, Mediamaks, Total Media Center dhe Maksmedia LTD, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të pavërtetuara, interesimi i prokurorëve ka të bëjë me firma përmes të cilave kompania ''Sileks'', gjoja ka fituar biznese në termoelektranën e Manastirit, diçka që përmendet edhe në 'bombat' e publikuara të opozitës.
Gjithnjë sipas ''Libertas'', PSP-ja nuk gjeti bashkëpunim tek RQM-ja, pranaj edhe erdhi deri te aksioni policor në këtë institucion. Jozyrtarisht, PSP-ja, nga e hanë do të fillojë me marrjen në pyetje të personave që paraqiten si pronarë të këtyre tre firmave./Telegrafi/










































