Mysafir i gazetares Ermira Selami në emisionin ''E diela me Ne'' në Tv Koha këtë javë është Talat Xhaferi nga BDI-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetares ''Cila deputete është më e bukur dhe cila më e mençur?'' deputeti dhe ish ministri i BDI-së përgjigjet ''S'ka deputete të bukur dhe jo të bukur dhe ska deputete të mençur dhe jo të mençur, por të gjitha kanë virtytet e tyre dhe të gjitha janë të mrekullueshme'' shprehet deputeti i BDI-së i zënë në befasi nga pyetjet e gazetares në rubrikën shkurt e shqip.


Emisioni ''E diela me Ne'' transmetohet çdo të dielë nga ora 19 e 30 në televizionin Koha. Telegrafi Maqedoni është mbështetetës i këtij emisioni./Telegrafi/