Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën e kaluar, për zgjerim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Në vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës është thënë se mallrat që nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues “Republika e Kosovës”, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për përgjigjen e bllokut evropian ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, Peter Stano, zëdhënës i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e së kaluarës, që janë nënshkruar në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Ky është një parim bazik për secilën marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është një parim i krijuar nga fakti se Beogradi dhe Prishtina janë duke u ulur në tavolinën e negociatave si partnerë të barabartë dhe ajo për të cilën pajtohen duhet të zbatohet. Prandaj, nuk ka të bëjë asgjë me reciprocitetin. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën e kaluar”, ka deklaruar Stano.
Sipas tij, vendimi i fundit i autoriteteve të Kosovës ka qenë veprim i njëanshëm, i cili si i tillë dëmton rikthimin e dialogut mes dy shteteve.
“Dialogu duhet të shkojë përpara. Status quo-ja është e papërballueshme. Dhe kjo është ajo që po synojmë me përpjekjet tona për të mundësuar rikthimin e bisedimeve. Mirëpo për rifillimin e tyre është përgjegjësi e këtyre shteteve. Nëse njëra palë apo tjetra merr hapa të njëanshëm, që nuk respektojnë pajtueshmërinë e marrëveshjeve të kaluara, atëherë vetëm dëmtohet mundësia e rifillimit të dialogut”, tha ai.
I pyetur se kur do të mund të niste dialogu Kosovë-Serbi, Stano ka thënë se, “ne jemi duke punuar për rikthim të dialogut, Mirëpo rifillimi nuk do të mund të jetë i mundshëm pa qenë të gatshme të dyja palët, dhe pa krijuar kushtet e duhura, sepse fundja, janë ato që duhet të thonë se janë të gatshme të ulen në tavolinë dhe të rikthejnë dialogun për të mirën e qytetarëve të tyre, të rajonit dhe gjetjes së një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve, sepse nga ajo varet e ardhmja e tyre evropiane”.
Një ditë pas bërjes publike të vendimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, për masat e reja të reciprocitetit, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me këtë vendim.
“I zhgënjyer në lidhje me masat e reja të reciprocitetit të paraqitura nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Këso veprimesh të njëanshme dëmtojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të hiqen menjëherë. Siç është thënë në vazhdimësi, ne presim që të dyja palët në dialog të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.
Stano ka thënë se deklaratat e Lajçakut për këtë çështje mbështeten nga të gjitha vendet e BE-së.
“Ai ka mbështetje dhe besimin e plotë të vendeve anëtare të BE-së për të punuar në rikthimin e dialogut dhe për t’u kthyer në njeriun e BE-së në dialog”, ka thënë mes tjerash ai.
Kujtojmë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.
Nga ajo kohë është pezulluar edhe dialogu i këtyre dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel nga viti 2011.
Si taksën ashtu edhe reciprocitetin nuk e kanë mirëpritur as Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mbështesin veprime që krijojnë barriera dhe ngufatin ekonominë e Kosovës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës