Pasi Izraeli lëshoi urdhrin për evakuimin e një ndërtese shumëkatëshe në Gaza, është publikuar pamja e shkatërrimit të saj.

Sipas informacioneve të disponueshme, ndërtesa u godit tri herë.


Si zakonisht, Izraeli pretendon se Hamasi e kishte përdorur ndërtesën si infrastrukturë operative, përfshirë objektet nëntokësore që shërbenin për planifikimin e sulmeve, vendosjen e pritave kundër forcave të ushtrisë izraelite dhe sigurimin e rrugëve të arratisjes për terroristët.

Informacionet që shpërndan Izraeli shpesh janë njëanshme, ndërsa në sulmet e mëparshme kanë humbur jetën shumë gra dhe fëmijë.

Pamjet nga Gaza tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet nga vendngjarja, pasi banorëve u ishte thënë të evakuoheshin.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse ka viktima nga sulmi gjersa ka nisur pastrimi i gërmadhës. /Telegrafi/