LAJMI I FUNDIT:

Izraeli do të lehtësojë masat kufizuese pas suksesit të vaksinës kundër COVID-19

Izraeli do të lehtësojë masat kufizuese pas suksesit të vaksinës kundër COVID-19

Izraeli do të lehtësojë masat kufizuese të izolimit pasi studimet atje zbulojnë se vaksina Pfizer-BioNTech është 95.8 për qind efektive në parandalimin e shtrimeve në spital si dhe parandalimin e vdekjeve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nga e diela, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të hapen, por kërkohet ende respektimi i distancimit shoqëror dhe vendosja e maskave.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është faza e parë e kthimit në normalitet.


Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49 për qind e njerëzve janë vaksinuar me së paku një dozë.

Vendi hyri në bllokimin e tij të tretë më 27 dhjetor pas një “ringjallje” të rasteve me virus.

Nën masat lehtësuese, njerëzit tani mund të frekuentojnë qendrat tregtare dhe atraksionet turistike sikurse kopshtet zoologjike.

Një numër objektesh të reja tani mund të rihapen përfshirë palestrat, hotelet dhe sinagogat. Sidoqoftë ato kërkojnë një “pasaportë të gjelbër”, një certifikatë që mund të merret vetëm pasi të jeni vaksinuar. Një numër i vogël i njerëzve që janë rikuperuar nga virusi dhe që nuk mund të vaksinohen aktualisht, gjithashtu mund ta marrin certifikatën.

Tubimi i njerëzve sikurse në koncerte apo edhe në ngjarje sportive do të jetë me numër të kufizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori