Izraeli shkatërron qendrën e armëve të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar një qendër të armëve në Rripin e Gazës të shfrytëzuar nga grupi militant Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ).
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kryen shpërthimin pas një operacioni që zgjati 12 orë, ku trupat e saj u sulmuan.
"Pozicioni ishte një aset i madh për prodhimin e armëve", njoftoi IDF-ja, raporton skynews.
"Trupat IDF kontrolluan postin dhe hoqën dy kamionë plot me armë, duke përfshirë pjesë të raketave Badr-3 (një raketë tokë-tokë), pjesë UAV dhe materiale të inteligjencës që i përkisnin PIJ-së", thuhet më tutje në njoftimin e forcave izraelite.
IDF ka shpërndarë edhe një video ku pretendon se tregon momentin e shpërthimit të objektit të militantëve.
Ndryshe, PIJ është grupi i dytë më i madh militant në Gaza. Sipas “Projektit Kundër Ekstremizmit”, ajo u themelua në vitin 1979 si një degë e Vëllazërisë Myslimane Egjiptiane.
Grupi është i përkushtuar në çrrënjosjen e Izraelit dhe krijimit të një shteti autonom islamik palestinez në tokat që aktualisht përfshijnë Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Gazën. /Telegrafi/





















































