LAJMI I FUNDIT:

Izraeli “rezervon të drejtën” për të vepruar kundër Iranit

Izraeli “rezervon të drejtën” për të vepruar kundër Iranit

Izraeli “rezervon të drejtën” për të vepruar kundër Iranit, tha Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, duke sugjeruar se “forca” mund të jetë e nevojshme për të ndaluar programin bërthamor iranian.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington, Lapid tha se “bota e civilizuar” duhet ta bëjë të qartë se Iranit nuk do t’i lejohet të marrë armë bërthamore.

“Sekretari i Shtetit [Antony] Blinken dhe unë jemi bij të të mbijetuarve të Holokaustit; ne e dimë se ka momente kur kombet duhet të përdorin forcën për të mbrojtur botën nga e keqja”, tha Lapid.


Vërejtjet e Lapid erdhën në një kohë kur bisedimet indirekte midis Uashingtonit dhe Teheranit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 janë në pauzë, me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden duke bërë thirrje që negociatat të rinisin sa më shpejt të jetë e mundur, raporton aljazeera.

Marrëveshja shumëpalëshe, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), pa Iranin të zvogëlojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve kundër ekonomisë së tij.

Lapid tha se iranianët do të “garojnë me bombën” nëse nuk besojnë se bota është serioze për t’i ndaluar ata. “Izraeli rezervon të drejtën të veprojë në çdo moment të dhënë në çfarëdo mënyre”, tha ai. “Kjo nuk është vetëm e drejta jonë; është gjithashtu përgjegjësia jonë”, shtoi izraeliti.

Zyrtarët iranianë mohojnë se vendi po kërkon të ndërtojë një bombë bërthamore. Kritikët e Izraelit shpesh theksojnë se vendi dyshohet të ketë arsenalin e tij të fshehtë bërthamor dhe se ndryshe nga Irani, Izraeli nuk është palë në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori