LAJMI I FUNDIT:

Izraeli pezullon bashkëpunimin me UNESCO-n

Izraeli pezullon bashkëpunimin me UNESCO-n

Izraeli njoftoi sot pezullimin e bashkëpunimit me UNESCO-n një ditë pas votimit, një akt i denoncuar në Izrael që mohon lidhjen historike mijëvjeçare midis hebrenjve dhe Jerusalemit.

UNESCO miratoi dje një tekst mbi “Palestinën e pushtuar” të paraqitur nga shtatë shtete arabe që synojnë “ruajtjen e pasurisë kulturore të Palestinës dhe karakterin e veçantë të Jerusalemit Lindor.

Në një letër adresuar drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova e publikuar në Twitter, ministri izraelit i Edukimit, Naftali Bennett akuzoi UNESCO-n për favorizim të  “mbështetjes ndaj terrorizmit islamik” dhe njofton pezullimin e komisionit izraelit të UNESCO-s të të gjitha aktiviteteve profesionale me organizatën ndërkombëtare.


“Ky vendim u interpretua me refuzimin për t’u takuar me përfaqësues të UNESCO-s apo pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare”, saktësoi Ministria, kompetente për këtë çështje.

Jerusalemi Lindor është pjesa palestineze e Jerusalemit e pushtuar prej 1967 nga Izraeli më pas e aneksuar.

Kjo zonë është epiqendra e konfliktit izraelit ku ndodhet pika më e ndjeshme sheshi i Xhamive, vendi i tretë i shenjtë i islamit dhe vendi më i shenjtë për hebrenjtë që e cilësojnë si Mali i Tempullit, aty shtrihet tempulli i dytë hebre i shkatërruar nga romakët në vitet 70.

E spikatur për trashëgimi historike, Jordania vijon të qeverisë këtë territor, por Izraeli kontrollon të gjitha hyrjet.

Teksti miratuar dje denoncon shtrirjen graduale izraelite mbi autoritetin e Jordanisë, pushtimet izraelite në këtë territor apo edhe kufizimet e vendosura në hyrje të zonës të imponuara për besimtarët myslimanë

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori