Përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme po e bën zgjerimin e një konflikti të armatosur gjithnjë e më të mundur. Nga Irani dhe aleatët e tij priten akte hakmarrjeje kundër Izraelit.
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij të përbetuar, forcat e sigurisë të Izraelit janë në gatishmëri të lartë. Pritet që sulmet me të cilat ka kërcënuar Irani dhe milicia shiite libaneze Hezbollah do të ndodhin “në disa fronte”, njofton televizioni izraelit Channel 12. Kjo do të thotë se përveç Hezbollahut në sulmin e Teheranit ndaj Izraelit mund të marrin pjesë edhe grupe të tjera të armatosura, si p.sh. milicët Huthi në Jemen dhe milicët besnikë të Iranit në Irak dhe Siri.
Rreziku për një konflikt të armatosur rajonal u shfaq pasi dy armiq të Izraelit të rangut të lartë ranë viktima sulmesh vdekjeprurëse. Të mërkurën në mbrëmje prej një shpërthimi në dhomën e një vilë pritjeje qeveritare në Teheran u vra shefi i jashtëm i Hamasit, Ismail Haniya. Disa orë më parë ishte vrarë gjatë një sulmi ajror në Bejrut komandanti i lartë i Hezbollahut, Fuad Schukr.
Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin kundër Shukr, por ende nuk e ka komentuar atentatin kundër Haniyas. Irani dhe Hamasi fajësojnë për vrasjen e tij shtetin hebre.
Sulm i bashkërenduar ditët e ardhshme?
Udhëheqja izraelite po diskuton aktualisht përgjigjet e mundshme ndaj një sulmi të tillë të bashkërenduar. Këto përfshijnë “gatishmërinë për të hyrë në këtë kontekst në një luftë të plotë,” u tha në Channel 12. E paqartë mbetet se kur mund të ndodhin aktet e hakmarrjes. Në deklaratat e Teheranit dhe të Hezbollahut flitet vazhdimisht për “ditët e ardhshme”.
Nëse ndodh kjo Izraeli mund të llogarisë me mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë. SHBA njoftoi se do të përforcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në rajon. Pentagoni tha se do të dërgojë anije luftarake dhe avionë luftarakë shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe Izraelin.
Izraeli është përballur ditët e fundit vazhdimisht me sulme me raketa nga Hezbollahu. Sipas burimeve libaneze të sigurisë nga Libani jugor u hodhën në veri të Izraelit rreth 50 raketa. Sipas mediave izraelite shumë raketa u kapën nga sistemi mbrojtës Iron Dome.
Franca u bëri sot thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen nga vendi. Vende të tjera si Gjermania dhe Britania e Madhe u kanë kërkuar tashmë para disa ditëve qytetarëve të tyre të largohen nga Libani. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash
Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri