LAJMI I FUNDIT:

Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Qeveria izraelite ka miratuar një buxhet aneks, të përshkruar si të paprecedentë, me vlerë rreth 8 miliardë dollarë për të mbuluar nevojat e luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, buxheti i ri do të mbulojë kostot e financimit të luftës deri në fund të vitit, sipas transmetuesit publik izraelit KAN.

KAN raportoi se Benny Gantz, i cili është anëtar i Këshillit të Kabinetit të Luftës të Izraelit, përveç kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, kundërshtoi buxhetin.


Ushtria izraelite përgatitet të vazhdojë luftën pas armëpushimit
Lexo po ashtu Ushtria izraelite përgatitet të vazhdojë luftën pas armëpushimit

Dhe lajmi vjen ndërsa krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, Brigada Qassam, raporton për përplasje në terren me ushtrinë izraelite për shkeljet e pauzës humanitare në Gazën veriore.

Andaj, grupi i armatosur ka bërë thirrje për ndërmjetës që të zbatojnë kushtet e pauzës humanitare në Izrael.

Si pasojë, është raportuar se palestinezët janë parë duke ikur nga të shtënat me armë zjarri ndërsa forcat izraelite ndaluan banorët e zhvendosur të ktheheshin në Gazën veriore gjatë armëpushimit të përkohshëm.

Përpara se të fillonte armëpushimi, ushtria izraelite lëshoi fletëpalosje që paralajmëronin njerëzit që të mos përpiqeshin të ktheheshin në zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori