Izraeli mund ta tejkalojë krizën me coronavirus, vetëm kur një e treta e popullsisë të vaksinohet, tha një zyrtar të dielën. Ky parashikim do të thotë se Izraelit do t’i duhet më shumë kohë që të krijojë imunitet në mesin e popullatës së saj sesa ishte menduar më herët.
Izraeli është vendi që po kryen vaksinimin e popullatës më së shpejti në botë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 19 janar deklaroi se kur të vaksinohet pjesa më e ndjeshme e popullatës apo rreth 24 për qind e 9 milionë banorëve, atëherë do të mund të rihapej ekonomia. Ai kishte parashikuar se rihapja mund të ndodhë në muajin shkurt.
Por, pavarësisht fushatës së gjerë të vaksinimit, deri në mesin e janarit nuk ka pasur ndryshim në situatën epidemiologjike. Pavarësisht se Izraeli është në izolimin e tretë mbarëkombëtar, rastet e reja dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten, në mesin e popullsisë që nuk është vaksinuar. Për këtë trend negativ, zyrtarët kanë fajësuar variantet e reja të coronavirusit.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Yoav Kisch ka thënë se “qëllimi ynë është të vaksinojmë 5.5 milionë qytetarë, dhe besoj se atëherë do të shohim ndryshimin”.
“Çdo gjë që kryeministri ka parashikuar do të ndodhë, por me gjasë do të ketë disa javë vonesë”, tha ai për radion publike Kan.
Deri të shtunën, 1.7 milion izraelitë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BionTech, tha Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
Ndërkaq, 1.3 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe presin që t’iu administrohet edhe doza e dytë, tha ministria.
Netanyahu po bëhet gati për rizgjedhje më 23 mars. Ai dëshiron që ta zgjasë masën e izolimit, që mbaron të dielën mbrëma, por po përballet me kundërshti nga partneri i tij i koalicionit, njëherësh rivali politik, ministri i Brendshëm, Benny Gantz.
Fushata e vaksinimit në Izrael nuk përfshin edhe pothuajse 5.2 milionë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Autoritetet lokale atje kanë organizuar ndaras fushatën e tyre të vaksinimit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos